Denoncimi i PD: Mësuesi po përdoren për fushatën e PS në Gjirokastër

Kandidati i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu ka denoncuar sot përfshirjen e mësuesve në fushatë elektorale për Partinë Socialiste.

Ai denoncon me emra dhe drejtuesit e arsimit që kanë marrë përsipër përfshirjen e mësuesve në fushatë për PS.

Statusi i plotë në Facebook i Tritan Shehut:

“A po perdoret Drejtoria e Aresimit te Gjirokastres ne fushate elektorale!?

Drejtoresha e DAR Zj. Lindita Rova kerkon te “ftoje” me detyrim neser ora 14 ne Terihat per dreke te gjitha mesueset e juridiksionit te saj, reth 350, gjoja per mbylljen e vitit shkollor.

Psh. ne Libohove kete “ftese” po e percjell me imponim Zj. Elsa Gogo, mesuese dhe antare e KZAZ per PS.

Si rastesisht ne kete dreke thuhet se do te “duken” edhe kandidate per deputete te PS!

Eshte hera e pare qe organizihet nje “dreke” e tille, qe cuditerisht eshte programuar 4 dite para zgjedhjeve.

Zj. Lindita duhet te na sqaroje se kush e sponsorizon kete “dreke”; nuk besoj se drejtoresha me rrogen e saj mund ta perballoje kete!

Ikerkoj urgjentisht mash te veproje konform regullave”.

SHKARKO APP