Denoncimi/ “Shihni si bën fushatë me administratën e partisë-shtet ndrikull Vila” (Foto)

 Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot fushatën e Partisë Socialiste në Lezhë, pjesë e të cilës sipas tij është bërë dhe administrata. Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një mesazh të qytetarit dixhital.

Ai akuzon kandidatët e PS-së për këtë qark, Pjerin Ndreun dhe Lindita Nikollën për përfshirje në takime elektorale dhe të administratës së arsimit, hipotekës, prefekturës apo dhe postës në Lezhë.

MESAZHI I BERISHËS
Administrate e partise-shtet!
Narko-administrata e arsimit, hipotekes, prefektures, postes ne Lezhe
– ne dhunim flagrant te ligjeve
– bejne fushate per Narko-kandidatin Ndreu, qe eshte nenkampion pas Gjicit ne fitimin korruptiv te tenderave te qeverise ne emer te vellait dhe
-ndrikull Viles, qe i behen parate e takspaguesve te Lezhes dhe mbare Shqiperise vile luksoze ne Lunder si ne enderr!
Lexoni denoncimin dhe shikoni fotot qe ka derguar qytetari dixhital! sb
“Z. Berisha pershendetje.Po ju dergoj disa foto si po ben fushate PS ne Lezhe,ne mes javes ,ne mes dites.Foto sa per 10000 fjale.NA thoni ku duhet te besojme.JU lutem anomim.Respekte
Z.Berisha aty ne fotot e Lezhes ne fushaten diten per diell te Ps te drejtuar nga Lindita Nikolla dhe Pjerin Ndreu jane Prefekti Eduart Ndreca
Nen Dr i hipotekes Eraldo Smaci
Nusja e Eraldos punonjese e Prefektures
Adrian Ceka mesues
Lirika Golemi inspektore ne dr arsimore
Astrit Berthamzaj tek Posta
Marjan Ndoci ne dr arsimore
Kto jane eksponent kryesor kudo ne fushate
(ed.me/BalkanWeb)

 

SHKARKO APP