“Dentisti” që të heq mendimet negative (FOTO/VIDEO)
Adoleshentët në një fshat në Indonezi, kanë ritual fetar edhe për pastrimin e dhëmbëve. Të rinjtë nga një fshat në pjesën jugore të Balit, vishen me rroba ngjyrë ari, para se të shkojnë tek “dentisiti” dhe kjo bëhet për të larguar shpirtrat e këqij.
Një traditë që mbizotëron që në shekullin e 5-së para Krishtit, ku një prift përdorte një skedar metalik për të prerë dhëmbët e qenit. Në traditën e sotme, banorët duhet të qëndrojë të heshtur përpara fisit pasi kështu bëhen “plotësisht njerëzor”.
Vajzat dhe djemtë duhet të luten dy ditë përpara se rituali të kryhet para miqëve dhe familjes së tyre, thotë fotograf francez Eric Lafforgue.
“Atmosfera duket më shumë si një film se sa një rit fetar. Dhëmbët e perëndive dhe shpirtrave janë gjithmonë të theksuar dhe të gjatë. Ato krahasohen me të kafshëve të egra”.
Ai tha se ceremonia fillon në një tempull me pastrimin me ujë të shenjtë nga një prift udhëheqës që synon “pastrimin” e banorëve. “Qëllimi i ceremonisë është që të hiqen tiparet negative që janë të natyrshme tek njerëzit si; Epshi, lakmia, zemërimi, krenaria, xhelozia dhe dehja”.
Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla