Depilim pa sekrete, ja truket për të shmangur dhimbjet

Disa këshilla të vlefshme për femrat. Ja si t’i duroni “vuajtjet” në luftën me qimet e tepërta

“Cilado që dëshiron të duket bukur, pak duhet të vuajë”: kështu thotë një thënie e vjetër popullore. Dhe në të vërtetë, depilimi është një nga torturat më të mëdha, që ne femrat jemi të detyruara, për të pasur një lëkurë të butë dhe për të ekspozuar këmbët dhe jo vetëm. Megjithatë është e mundur të shmangësh pak dhimbje: të shohim sesi ta bëjmë këtë të keqe të domosdoshme më pak të pakëndshme se ç’është.

Lëkurë e butë dhe e shëndetshme: Kjo është ajo që synojmë të arrijmë çdo herë që depilohemi. Depilimi është padyshim metoda më efektive në luftimin e qimeve të panevojshme, por padyshim është një praktikë e dhimbshme: edhe pse secili prej nesh ka pragje të ndryshme të dhimbjes, është praktikisht e pamundur të jesh tërësisht indiferent.

Natyrisht, kjo varet shumë nga pikat që duam të trajtojmë dhe nga shëndeti ynë në përgjithësi, por ka sisteme efektive për ta bërë këtë përvojë më të durueshme….duke shtrënguar dhëmbët, sigurisht!

Fillimi…: Le të shijojmë një dush dhe një banjë të nxehtë disa orë para depilimit: do të zbusë qimet dhe do të zgjerojë poret, duke lejuar një depilim shumë më pak të dhimbshëm. Le të fillojmë pastaj me një scrub; përveç se e bën lëkurën më të butë dhe eliminon qelizat e ngordhura, sjell në sipërfaqe qimet më të shkurtra në mënyrë që asgjë të mos na shpëtojë, duke përmirësuar kohëzgjatjen e depilimit dhe duke e bërë më të durueshëm se ç’e kemi provuar.

Qime ose kundërqime?: Estetistët e dinë mirë; nja nga sekretet për depilimin e padhimbshëm është të zgjasësh dyllin në drejtim të rritjes, është më pak e dhimbshme se e thatë, e shpejtë dhe në drejtim të kundërt. Gjatë heqjes, qoftë profesionale ose i bërë vetë, frymëmarrja e duhur do t’iu ndihmojë të relaksoheni dhe të ndjeni më pak dhimbje.

Jo nxehtësisë: Testimi i kostumit është me të vërtetë i vrullshëm, nuk lë ikje as në akumulimin e yndyrës, as në qimet e duskhme, zonë që bashkë me atë sipër buzëve është një nga pjesët më të ndjeshme dhe delikate dhe për këtë arsye është shumë e dhimbshme. Evitoni që dylli të mos jetë shumë i nxehtë, përfundimisht është e preferueshme të përdorni dyll të ngrohtë ose shirita të ftohtë.

Kurrë me stomak plot: Pas drekës ose darkës rritet rrjedhja e gjakut për shkak të tretjes dhe gjithashtu edhe ndjeshmëria e lëkurës… dhe në vazhdim edhe dhimbja e depilimit! Ndër ushqimet që duhen shmangur absolutisht është kafeja sepse kafeina e bën të ndjeshme lëkurën, duke e bërë depilimin të dhimbshëm. Kështu që jo edhe çokollatës? Jo gjithçkaje: një çmim të madh pas aq shumë vuajtjesh e meritojmë, kështu!

Fundi i mirë….: Për depilimin silogjizmi “përfundo heqjen, mbaron dhimbja”, fatkeqësisht nuk vlen sepse ka mundësi që pas depilimit mund të rezervohet një surprizë e dhimbshme. Si t’i shmangim bezdisjet e mëtejshme? Mjafton të merrni disa orë relaks: jo palestër, kështu që djersa, armiku i lëkurës së irrituar, nuk do të na shqetësojë; pak përkëdhelje dhe një masazh të bazuar në vajra natyralë dhe pa alkool, të tilla si bajame të ëmbla, për të rivendosur butësinë dhe hidratimin në epidermë. Një libër i bukur apo shopping dhe jo plazh apo pishinë, sepse dielli mund të irritojë më tej lëkurën tonë, tashmë e vënë në provë tepër.

SHKARKO APP