Deputetët e PS përplasen në Kuvend. Braçe: Si të votoj sot kryetar i grupit? Balla: S’ka amendamente

Deputetët e PS, Taulant Balla dhe Erion Braçe kanë shkëmbyer replika me njëri-tjetrin ditën e sotme në Kuvend.

Gjatë seancës së sotme u vu re mungesa e Berishës, e për rrjedhojë edhe debatet gjatë për procedurë, replikë e kundër replikë mes deputetëve.

Por këtë debat e zëvendësuan deputetët e PS me njëri-tjetrin lidhur me aktin normativ të buxhetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga debati: 

Swiss Digital Mobile Reklama

Braçe: Paratë që shkojnë te pensionistët shumë mirë dhe do të ishte mirë që shkojnë atje. Qeveria thotë 15 miliardë, ndërkohë që unë mendoj që deficiti i parealizuar është 30 miliardë. I kërkoj kryetarit të grupit tim parlamentar, si të votoj sot, se është propozimi im ky i votuar kundër pak ditë më parë. Këtu ka para të tjera për të shlyer detyrimet e bujqve.

Balla: Jam dakord me shqetësimet që ngrihen për t’iu gjendur pranë banorëve, bujqve të prekur nga fenomenet natyrore si përmbytje dhe ngrica. Jam informuar që qeveria qendrore dhe vendore po bëjnë vlerësimin e dëmeve. Sa i përket aktit normativ që po shqyrtojmë, e dinë të gjithë, që akti normativ nuk ndryshohet dot sot. Amendamente mbi aktin nuk bëjmë dot. E vlerësoj shumë shqetësimin që ngriti anëtari i grupit tim parlamentar, Braçe.

Braçe: Nuk kam kërkuar ndryshim të aktit. Thashë që amendamenti që u rrëzua me votë 4-5 javë më parë, është sjellë me akt sot. Pyeta si duhet të votoj unë. Atëherë votova pro, sot duhet të votoj kundër. Nga 30 miliardë që është deficiti i parealizuar, 15 miliardë do të shkojnë për pensionet, 15 të tjera të shkojnë për të shlyer bujqit. Kaq iu thashë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?