Deputetet gra të PD-së: Taulant Balla na ofendoi, kërkojmë përjashtimin e tij nga seanca plenare

Deputetet gra të Partisë Demokratike dolën në një deklaratë, duke thënë se Taulant Balla i ka ofenduar dhe kërcënuar ndërsa kërkojnë përjashtimin e tij nga seanca plenare.

”Jo vetëm që vetëm Peleshi, po provokon në mënyrë sistematike opozitën, po ju mohon të drejta procedurale të bazuar në rregullore, sot po heq fjalën vajzave e zonjave, por dhe burrave.

Ne e dënojmë aktin e rëndë nga Taulant Balla dhe kërkon që seanca të vijojë vetëm pas përjashtimit të tij nga seanca plenare dhe të marrë dënimin maksimal. Balla nuk e ka vendin në këtë parlament. Peleshi duke provokuar situatën, ka refuzuar ti japë fjalën për procedurë deputetëve të opozitës”, tha Albana Vokshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?