”Deputetët po kër*ënohen”, Taulant Balla kërkoi mbylljen e diskutimeve dhe kalimi në votim të menjëhershëm

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se deputetët në sallën e Kuvendit po kërcënohen me jetë, duke kërkuar mbylljen e diskutimeve dhe kalimi në votim të menjëhershëm të akteve të parashikuara në rendin e ditës, kërkesë e cila u aprovua me kartonat e mazhorancës.

“Edhe pas shumë përpjekjesh nga ana juaj për të vendosur rregullin në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, edhe kur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët kërcënohen me jetë se nuk do të vijnë më të gjallë në sallën e Kuvendit, kur deputetes një deputete tjetër i thotë: “Nuk shkel më këtu”.

Kur deputetët goditen për shkak të detyrës me mjete të forta, siç përcaktohet nga rregullorja, po qeshni, qeshni. Në këto kushte, zoti kryetar i Kuvendit, bazuar në nenin 49, propozoj përmbylljen e diskutimeve dhe kalimin menjëherë në votim. Ju lutem ta hedhim në votim kërkesën time”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?