Deputeti bëhet i ndjeshëm. Një urim të veçantë për Reformën

Deputeti i PS-së, Ervin Bushati, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi në emër të së ardhmes dhe të fëmijëve. Nëpërmjet profilit të tij social, Bushati zgjodhi një foto fëmijësh, kjo si simbol të së ardhmes dhe atyre që u takon kjo reformë.

Pak para se të fillonte seanca plenare, Bushati i ka përshëndetur të gjithë me statusin e tij.

Mesazhi në facebook pak orë para votimit të Reformës në Drejtësi!

DREJTËSI SHQIPTARËVE!

Sot është një ditë historike për të ardhmen e vendit tonë.

Pas 25 viteve, që qytetarët përplasen në dyer gjykatash e të drejtë nuk gjejnë kurrkund, më në fund kemi rastin t’i shpaguajmë lodhjen e mundimet duke miratuar reformën.

T’i kthejmë dinjitetin sistemit të kalbur të drejtësisë.

Në kolanën e reformave të bëra deri tani, mungon kurora e reformave, REFORMA NË DREJTËSI.

Mos të bëhemi qesharakë, t’i tregojmë vetes dhe ndërkombëtarëve se jemi rritur politikisht dhe jemi të aftë të ecim denjësisht përpara.

T’i lëmë paranojat, ta votojmë dhe t’u tregojmë njerëzve që reforma nuk na e prish aspak rehatin.

Le ta shkruajmë SOT historinë duke përmbushur aspiratën më të madhe të qytetarëve: Të votojmë Reformën në Drejtësi!

Drejtësi Shqiptarëve!

 

SHKARKO APP