Deputeti egjiptian: Gratë duhet të bëhen synet

Një deputet egjiptian ka thënë se gratë duhet t’u nënshtrohen operacioneve të gjymtimit të organeve gjenitale në mënyrë që të ndihmojnë në mbajtën nën frenim të dobësive seksuale të burrave.

Elhamy Agina ka thënë se kjo do të ndihmonte po ashtu në zvogëlimin e apetiteve seksuale të grave edhe pse gjymtimi i organeve gjenitale te femrat është bërë i jashtëligjshëm në vitin 2008, transmeton Express.

Por, ai ka thënë se nëse Egjipti do të kishte burra të fortë të cilët do të ishin në gjendje t’i kontrollonin dëshirat e veta seksuale, atëherë kjo procedurë do të mund të ndalej, raporton ‘Parlamy’.

“Ne jemi një popull burrat e të cilin vuajnë nga dobësia seksuale, e cila është evidente sepse Egjipti është në mesin e konsumuesve më të mëdhenj të ngacmuesve seksual që vetëm të ligët do t’i konsumojnë,” shtoi ai.

SHKARKO APP