Deputeti flirton hapur me gazetaren…. (VIDEO)

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, në seancën e fundit parlamentare nuk ka ngurruar të flirtojë me gazetaren e Tv Klan edhe pse përpara kamerave. Biondja e emisionit “Stop” i “zë pritë” Bushatit përpara Parlamentit, por ky i fundit e shpërfill me qetësi pyetjen e saj dhe e pyet për emrin.

“Si quheni?”, “Unë jam Gena”, përgjigjet gazetarja, “Unë jam Ervini”, i thotë deputeti socialist me një buzëqeshje konstante në fytyrë.

“Gëzohem, unë të njoh”, i thotë më pas gazetarja, dhe akulli u thye.

Ndiqni videon në minutën 02:15, por ia vlen ta ndiqni edhe të plotë! /Newsbomb.al

https://www.facebook.com/stopzyrtar/videos/1698235220470602/

SHKARKO APP