Deputeti Gjoni: Ngërçi në Këshillin e Mandateve për Ballukun ka urdhër politik
Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni flet për bllokimin e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas Gjonit, mënyra se si po vepron Komisioni i Mandateve nuk është e rastësishme, por vjen si pasojë e një urdhri politik. ”Nga mënyra si Rama po përpiqet të mbrojë Ballukun, në fakt ai po mbron veten’‘,-tha Gjoni në ”News 24”.
Po ashtu Gjoni kritikoi ndryshimet e fundit në Kodin Penal, duke theksuar se është shfuqizuar neni 28, pika 7, që lidhej me bashkëpunëtorët dhe të penduarit e drejtësisë. Sipas tij, ky ndryshim është bërë qëllimisht, për të frenuar dëshmitarët e mundshëm që mund të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për të zbuluar skema korrupsioni. “E kanë hequr këtë element sepse kanë frikë se dëshmitarët mund të flasin”, tha Gjoni.
Deputeti i PD-së shtoi se në çështjen e Belinda Ballukut përflitet për veprimtari të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa bëri paralelizma edhe me skandalin e AKSHI-t, institucion që, sipas tij, është në varësi të kryeministrit. Ai theksoi se heqja e mundësisë për bashkëpunim me drejtësinë u mohon dëshmitarëve një instrument ligjor të rëndësishëm dhe dëmton seriozisht hetimet.
KOHA JONË SONDAZH

