Deputeti i LSI, Gledion Rehovica u përgjigjet ashpër akuzave

Deputeti i LSI-së në Berat, Gledion Rehovica ka folur sot në mitingun e prezantimit të kandidatëve në qytetin e Berati. Ai ka komentuar dhe akuzat që janë bërë ndaj kësaj force në Berat.

“Na akuzojnë këto ditë si parti që merrni me hallet e njerëzve dhe zgjidhin problem e tyre. Por nëse ne nuk e bëjmë këtë gjë, nëse nuk u vijmë në ndihmë njerëzve dhe nuk zgjidhim problemet, për çfarë duhen partitë”,- tha Rehovica.

Ai u shpreh se LSI në Berat do të tregojë se është forcë e parë dhe do të fitoi shumicën e mandateve në këtë qark.

Rehovica u është përgjigjur dhe akuzave personale që i janë bërë këto ditë nga PS dhe PD. “Më akuzuan këto ditë se LSI ble vota. Po ua them këtu në Berat, ta dëgjojnë të gjithë. Ne nuk kemi nevojë të blejmë vota. Votat e LSI-ja në këtu dhe nuk kemi nevojë të bëjmë gjera që ata që shpifin i bëjnë vet. Vota e LSI janë votat e LSI. Ne nuk bëjmë presione, ne nuk jemi si të tjerë”,- tha Rehovica.

SHKARKO APP