Deputeti i LSI: Ja kush duhet të shkarkohet i pari

Deputeti i LSI, Endrit Braimllari e cilëson të turpshëm qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama, pas publikimeve të përgjimeve të dosjes “Habilaj”. Në një shënim në Facebook, ai thotë se i pari që duhet të shkakrohet është Drejtori i Policisë së Shetit, si dhe Rama duhet të largohet.

Postimi i plotë i Braimllarit:

Sa e turpshme! Del dhe bën moral Kryeministri që mbushi Shqipërinë me kanabis. E kultivoi në çdo qytet të Shqipërisë me grupet kriminale. E bëri Shqipërinë çdo ditë e më shumë të pasigurtë. Flet për policinë, ku edhe ato pak njerëz të
ndershëm që i kanë mbetur i pushon nga puna sepse narkokryeministrit nuk i duhen njerëzit e ndershëm. Ato ai i arreston dhe i dëbon nga Shqipëria. I pari që duhet të shkarkohet është “Çako dhe banda e tij”

SHKARKO APP