Deputeti i PD: Shqipëria nuk ka nevojë për Serbinë për të pasur marrëdhënie të mira me Italinë

Pak ditë më parë, në një takim zyrtar që Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pati në Itali, u shpreh se do të bisedonte me kryeministrin Edi Rama për të pasur një takim tre palësh Itali-Serbi-Shqipëri.
Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar ditën e sotme përmes një statusi në profilin e tij deputeti i PD-së Tritan Shehu.

Shehu thotë se deklarata e Vuçiçit u duket pa sens, pasi sipas tij, Shqipërisë nuk i duhet ndërhyrja e Serbisë për të pasur takime me Italinë.

Status i Shehut

NDERKOMBETARE E RAJONALE! Lexoj se Presidenti Vucic mbas vizites ne Rome deklaron se, “do te bisedoje me Ramen per nje takim tresh Itali-Serbi-Shqipëri”?! E gjithe kjo ka nje non sens te madh: Vucic eshte President i Serbise, dhe jo Kryeminister.- President i Shqiperise eshte Z.Meta, qe me me shume te drejte ka planifikuar viziten zyrtare ne Itali me 11 shtator, ne krye te aktiviteteve te tij. Se dyti Shqiperia nuk ka nevoje per “nderhyrjen” e Serbise per takime me Italine, qe eshte partneri i yne strategjik, porta jone e integrimit. E njejta gje qendron edhe per maredheniet e Italise ndaj Shqiperise, qofte edhe ne kontekstin e Ballkanit Perendimor. Shqiperia nuk ka pse te kondicionoje programet e maredheniet tona te shkelqyera me Italine, me Serbine; kjo do te ishte tragjike. Prej kohesh kam kritikuar dukuri ne politiken tone te Jashteme e Rajonale, disa tendenca te gabuara ne lidhjet e saj preferenciale e personale, ne mbi vleresimin e disa faktoreve, largimin nga te tjere strategjike etj, me pasoja keto edhe ne cvendosjen e boshteve tona jetesore, per diku larg interesave tona, drejt Lindjes. Se paku keto krijojne vetem peshtjellim, qe stimulon edhe te tilla deklarata, si kjo e Vucic. POLITIKA E JONE E JASHTEME NUK BEHET ME AMATORIZEM DHE AS MBI IDENE SE FILLON SOT, AJO PER NE ZHVILLOHET MBI NJE PLATFORME 25 VJECARE, NDRYSHE NESER DO TE NDODHEMI PARA SITUATAVE DESHPERUESE.

SHKARKO APP