Deputeti i PD sulmon ambasadorin Lu: Në cilin vend falënderohen ministrat që vjedhin?

Përmes një statusi në ‘Facebook’ deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka ironizuar letrat e falënderimit të ambasadorit amerikan Donald Lu drejtuar ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe asaj të Zhvillimit Urban Eglentina Gjermeni, të cilat u lanë jashtë kabinetit të ri qeveritar ‘Rama 2’.

Deputeti demokrat i kujton ambasadorit me ironi që të falënderoje gjithë ministrat duke përfshirë edhe ata të LSI, ndërsa në fund pyet se në cilin vend falënderohen ministrat që vjedhin?

Postimi i Myslym Murrizit:

U ” emocionova” shume nga letra falenderuese e z Lu per Tinen dhe Mimin!!!!!!!!!!

Sot po prisja qe te falenderonte Edin, Mozin, Mirin, Damin, Diten e arsimit dhe Benin me Blendin.

Por ndoshta keto i ka falenderuar me telefon, meqenese shkrin fare ministrine e Tines se dashur, dhe shkarkuan Mimin , qe ja ” beri” rrup sup Greqise.

Ishalla nuk harron pa falenderuar dhe Mirin e pare te rendit, dhe aman te keqen se po e perjeton shum keq mos falenderimin Beqaj!!!!!!

Sa per Gerten e shendetesise, mos u harxho z Ambasador, se ate e ka merak Rama vete.

Per Lela Kumbaron, po ke falenderuar Edin i ke kryer te dy se kusherinj jane, dhe te mirkupton Ajo, pa merak.

Kur ta gjesh kohen z Ambasador, futi dhe nje te falenderuar edhe dy Mondave te LSI, se edhe ata te ” shkrete”, u shqyen keto kater vite qe iken, sa ne nje tender, ne nje tjeter.

Keta te policise qe kane 3 vjet qe u ” torturuan”, duke mbjelle, ruajtur, korrur, transportuar, dhe shitur HASHASH, leri fare se ne fund te fundit, DETYREN kane bere!!!!!!!!

Megjithese edhe keta”shejtaner” kane futur ne burg plot fukarenj qe nuk paguanin dritat, ujin, qe rregullonin dyer e dritare pa leje, dhe kete javen e fundit , jane hedhur ne ” AKSION” te madh bile!!!!!!

Nje pyetje kam, sepse nga kjo puna e ” diplomacise”, nuk ja qelloj fare?????

Ore ne keto vendet e tjera ish komuniste, kush i falenderon ministrat qe vjedhin me tendera, qe grabisin me koçensionet, qe trafikojne drogen, qe perzene ne azil qindra minjera qytetare te vendeve te TYRE????????

Apo nuk ka vend tjeter ish komunist, qe te jete ne kete lloj DEREXHEJE si SHQIPERIA, dhe nuk kane ” shume” nevonje per falenderime ATA??????

SHKARKO APP