Deputeti i PD ”zbulon” qeverinë ”Rama 3”: Pushtet, krim dhe kërcënim i mediave
Nga Agron Shehaj-Deputet i PD-së
Qeveria Rama 2 ra! Nga sot e tutje shqiptarët do e shikojnë Ramën dhe ministrat e tij në një mënyrë krejt ndryshe. Pasi morën vesh nga anti-mafia italiane që të paktën një Ministër i Ramës fitonte miliona nga trafiku i drogës. Dje kuptuam qartë që nuk bëhet fjalë për një ministër, por që është e gjithë qeveria e përfshirë. Pas këtyre ngjarjeve nuk ka më një qeveri Rama siç e shikonim para daljes së përgjimeve të Antimafia.
Në sytë e Shqipëtarëve nuk ka më një qeveri që ka legjitimitetin të flasë për taksa, investime, apo drejtësi. Rama dhe Qeveria e tij do shihet si një grup politiko-kriminal që nëpërmjet forcës së maxhorancës në parlament, kërcënimit nga ana e krimit, milionave të drogës dhe presionit ndaj mediave, do ushtrojnë pushtetin e tyre deri në ditën e fundit.
Unë jam këtu për të luftuar dhe do luftoj, por beteja është e jashtëzakonshme. Sepse këta nuk kanë limite: kanë pushtetin, kanë bandat, kanë para pa fund, mbajnë peng mediat. Unë i kuptoj shumë mirë ata që kanë ndërmend te ikin sepse mendojnë që të ikësh nga Shqipëria është e vetmja mënyrë për të garantuar një jetë të qetë dhe të lumtur për fëmijët e tyre.
Synimi i tyre është të na heqin shpresën, duan që ne të dorëzohemi përballë këtij realiteti dhe ta pranojmë atë si normal. Të pranojmë këta pushtetarë që i ngjajnë më shume një organizate kriminale se sa një qeverie. Duan të na bëjnë si vetja, të dukem si ta, të mendojme si ta. Kohë të vështira na presin, por duhet të reagojmë! Po nuk i ndaluam, këta kanë për të marrë më qafë fëmijët tanë!