Deputeti i PS i bashkohet fushatës së LSI në Durrës
Deputeti i PS, Shkëlqim Troplini, në krahë të Lefter Kokës. “Votoni LSI, si e vetmja dritë jeshile që mund të shohë populli pas 25 qershorit”
Kreu I Lsi në Durrës, Lefter Koka, është ndalur në një takim me banorë të Shkallnurit, pjesë e njësisë administrative Rrashbull, Bashkia Durrës. Ministri Koka, u ndal te problematikat që shqetësojnë banorët e këtyre zona, duke u shprehur se :- “Merrni fatet e familjeve tuaja në dorë, me votë vendosni të ardhmen e tuaj dhe votoni LSI, si e vetmja dritë jeshile që mund të shohë populli pas 25 qershorit. Kjo garë elektorale ka një entuziazëm, dhe këtë e shohim te ju, te miqtë tanë që po na mbështesin sot për herë të parë. Jemi të vetëdijshëm që bashkëqeverisja ka prodhuar suksese, por edhe gjëra që kanë dëmtuar rëndë jetën e njerëzve apo edhe imazhin e vetes tonë. Trumbetimi ndryshe i së vërtetës, nuk përkon me filozofinë tonë, me filozofinë e LSI për transparencë. Ish komuna e Rrashbullit ka një histori të hidhur si është administruar, qoftë nga ana e infrastrukturës, qoftë në jetën tuaj direkt. Cdokujt i lind e drejta të pyesë a do mundet ekipi juaj të sjellë ndryshimin? Unë ju them po, ekipi ynë ka treguar ndër vite në këtë qytet se kanë përkushtim maksimal ndaj qytetarëve. Kandidatët tanë janë qytetarë të Durrësit, ndaj kanë përkushtimin dhe devotshmërinë tju shërbejnë ju në përditshmëri. Ligjet nëse nuk i ndryshon politika, kanë fuqinë ti ndryshojnë njerëzit . Ju garantoj se klima është shumë pozitive në Qarkun e Durrësit për mbështetjen e qytetarëve ndaj nesh”.
Për herë të parë në 25 vite në Shkallnur janë mbledhur në një bashkëbisedim me forcën politike të gjitha fiset e familjet e Shkallnurit, që për 2 dekada e gjysmë kanë ndjekur dy partitë tradicionale.
Koka, në këtë takim ishte I shoqëruar dhe nga Flamur Gjuzi, i treti në listën e kandidatëve të LSI në Durrës dhe Shkëlqim Troplini, Deputet I Partisë Socialiste në legjislacionin aktual.