Deputeti i PS, dje ishte në SPAK, sot dorëzon mandatin e deputetit

Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, dorëzon mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në SPAK.

Mësohet se Çyrbja, deputet i qarkut të Durrësit, ka paraqitur kërkesën për lënien e mandatit.

Lënia e mandatit vjen dy ditë pas pyetjes së Cyrbjas në SPAK, lidhur me një kallëzim të Edi Palokës për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Deri tani Çyrbja nuk ka bërë asnjë reagim për çështjen e lënies së mandatit.

Vendin tij pritet që ta zërë Erjon Meka, i cili në zgjedhjet e fundit mori 2228 vota.

SHKARKO APP