Deputeti italian mbështet Zef Bushatin dhe ADK
Deputeti i Parlamentit Italian Antonio Marotta, me anë të një letre zyrtare i jep mbështetje Presidentit të Partisë Aleanca Demokristiane, Zef Bushatit dhe gjithë anëtarëve të ADK.
Letra e plotë e deputetit italian:
“Si eksponent politik i Qendrës së Djathtë të Parlamentit Italian, që bën pjesë në Partinë Popullore Europiane, shpreh të gjithë konsideratën dhe vëmendjen time për vlerat politike të Partisë Aleanca Demokristiane të Shqipërisë dhe të Presidentit të saj z.Zef Bushati.
Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë është një grupim politik qytetaresh që e gjejnë vetveten në idealet e traditave demokristiane, katolike reformiste europiane. Ata frymëzojnë aktivitetin e tyre politikë në vlerat universal të lirisë, drejtësisë dhe solidaritetit konkretish duke punuar për ruajtjen e parimeve të njeriut në të gjitha format e tij, për zhvillimin e një ekonomie moderne të tregut dhe zbatimit të duhur të drejtësisë.
Me 5 dhjetor 1998 lindi Partia Aleanca Demokristiane, qe atehere deri me sot eshte angazhuar për të promovuar demokracinë kristiane, kulturën europiane, tregun e lirë, bashkëpunimin midis popujve, për të promovuar familjen tradicionale, reformat në drejtësi, në sektorin shëndëtsor dhe arsim. Kryetari i Partisë Aleanca Demokristiane te Shqipërisë është z. Zef Bushati, lideri historik i kësaj lëvizje politike, Ambasador pranë Selisë se Shenjtë, Deputet në Parlamentin Shqiptar, Zv/Ministër për Integrimin, Themelues dhe President i Fondacionit Ndërkombetar Papa Klementi XI – Albani.
Partia ndjek politikat dhe filozofinë centrise europiane, filozofinë e Konrad Adenauer, Alcide de Gasperi dhe Robert Schuman, arkitektet e Bashkimit Europian. Idealet dhe Programi politik i Partisë Aleanca Demokristiane shpreh një vizion të përbashkët me idetë e jona mbi demokracinë, solidaritetin dhe i kemi të përbashkëta betejat tona politike.
Për Zef Bushtin shkon e gjithë mbështetja ime për të ecur përpara në fitoren e ardhshme të Zgjedhjeve Parlamentare të 25 Qershorit, për të mirën dhe zhvillimin e Shqipërisë, popull me të cilët na lidh një miqësi e thellë dhe afërsi.”
Camera dei Deputati, Parlamenti i Republikës Italiane
Deputeti On.Antonio Marotta, deputet i Partisë Alternativa Popullore që drejtohet nga Ministri, Angelino Alfano