Deputeti zbardh çfarë u diskutua mes PD dhe eurodeputetit David McAllister
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni tregon më shumë për takimin mes përfaqësuesve të PD-së dhe eurodeputetit David McAllister, takim i zhvilluar këtë të mërkurë në selinë blu.
“Çështjet që ka shqetësim sot PD-ja janë 4 dhe janë diskutuar sot në këtë takim. E para ishte çështja e zgjedhjeve, e cila nga Parlamenti Europian është evidentuar; Parlamentarët europianë kanë diskutuar lidhur me çështjet e shtetit të së drejtës dhe çështja “Balluku” ka qenë mes tyre. Në ditët në vijim do të shohim zhvillime të tjera; njëkohësisht, edhe ndryshimet në Kodin Penal, që kërkon t’i japë imunitet kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar; Dhënia e imunitetit njerëzve që nuk janë të zgjedhur dhe nuk janë të parashikuar në Kushtetutë”, deklaroi Gjoni i ftuar në ”A2cnn”.
Sa i përket mungesës së takimit të McAllister me Sali Berishën, Gjoni u shpreh se arsyeja ishte koha e shkurtër e vizitës. ”Deklarata ishte e qartë, ishte e pamundur për arsye të kohës së shkurtër. Zoti Berisha e ka takuar në Bruksel disa herë, ka qenë në takime kokë më kokë me kreun e Komisionit të Jashtëm”.
KOHA JONË SONDAZH

