Deputetja e LSI: Edhe Elisa e ka studiuar çështjen Tahiri, rroftë…
Qëndrimi i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se çështja e Saimir Tahirit po vetëpërdoret nga Prokuroria, ka nxitur një debat. Pas Prokurorit Llalla, deputetja e LSI-së, Silva Caka, shkruan se të gjithë e paskan hetuar mirë çështjen dhe kanë vendosur të shpallin të pafajshëm ish-Ministrin. Caka shton se çështja mbyllet këtu:”Rroftë reforma”:
Statusi
Kryeprokurori, kryegjyqtari, juristi, Ministri i Brendshëm, ish-Kryetari i Komisionit të Ligjeve, ylli i Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, e ka studiuar çështjen mirë (edhe më mirë nga Elisa) dhe ka vendosur të shpallë të pafajshëm Saimir Tahirin nga të gjitha akuzat. Çështja mbyllet këtu dhe mos e zgjasni më! Rroftë reforma!