Deputetja e LSI-së krah koleges së PD: z.Kryetar, s’është faji ynë që brezat…

Deputetët e rinj, edhe në moshë janë shpeshherë në shënjestrën e ”veteranëve” të kuvendit. Kështu ndodhi edhe në seacën e sotme parlamentare. Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi i ka dalë në krah deputetes demokrate Izmira Ulqinaku, e cila iu drejtua kryetarit të kuvendit, z.Ruçi në lidhje me ngjarjen e 2 prillit.

Kryetari i kuvendit nga ana e tij, iu përgjigj deputetes së PD-së, se Izmira ka qenë vetëm 1 vjeçe në vitin 1991 kështu që nuk ka mundur të ndjek “live” ngjarjen, por që shkodranët e duan dhe e kanë përshëndetur.

Mirëpo, Floida Kërpaçi, gjatë fjalës së saj i është përgjigjur Ruçit duke i thënë, “Nuk është faji ynë zoti krytar që të gjithë brezat që vijnë ju gjejnë këtu. Ju jeni këtu si pjesë e deputetit legjislativ”. Më tej Kërpaci renditi një sërë problematikash që sot hasin të rinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?