Deputetja e PD për kandidatët e rinj: S’gdhihen në pallate ish-ministrash, folën në çadër

Kureshtja ndaj listave të partive politike për zgjedhjet e 25 qershorit, shkon më së shumti tek kandidatët e rinj dhe e reja që partitë kërkojnë të sjellin. Të rinjtë e listave edhe pse jo figura publike, këto ditë kanë nisur të bëhen pjesë e emisioneve televizive.

I tillë ka qenë prezantimi i kandidates 20-vjeçare të PD-së për qarkun e Tiranës, Barbara Doda, e cila “befasoi” me pohimin se kryetarit të degës së PD-së për Tiranën, i thërret “xhaxhi” si dhe zonjave “teta”

Kjo deklaratë e Dodës në studion e emisionit “Opinion”, po jehon në “xhiron e rrjeteve sociale” dhe të portaleve, me tituj bombastik. Deputetja demokrate e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj, kujton jo pa ironi thënien e famshme të Joleza Kokës, se “gdhihej te pallati i Ministrit”, edhe pse nuk e përmend atë me emër, në një status në rrjetin social facebook, dedikuar 20 vjeçares dhe të rinjëve që kandidojnë nën logën e PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për të gjithë ata që lajm përbënte fakti që Barbara i ishte drejtuar me “xhaxhi” kryetarit të degës dua t’u them se PD krenohet me këto modele të rinjsh dhe të rejash që edhe pse shumë herë u gdhinë mbi projekte e jo te ndonjë pallat ish-ministri, përsëri ishin me ne në çadrën e Lirisë….e në vend të joshen me ndonjë samrtfon apo kamping, i’u bashkuan kauzës sonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan Hajdarmataj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mimoza Hajdarmataj edhe pse nuk është pjesë e listës së kandidatëve, mbetet e angazhuar dhe këtë e tregon me mbështetjen jo vetëm ndaj Barbarën por dhe ndaj shumë të rinjve ( e jo vetëm) që i janë bashkuar Partisë Demokratike. Në një koment në facebook, deputetja i kujton të rinjëve për hapin e rëndësishëm që po marrin. “Ti dhe disa kandidat të tjerë keni moshën e fëmijëve tanë sot, por edhe ne kishim moshën tuaj kur u bëmë pjesë e Lëvizjes Historike të Dhjetorit ’90. Për ne nuk ishte e lehtë atëherë por as për ju nuk është e lehtë tani”.

Deputetja i kujton kandidates së re, që po merr një detyrë e cila nuk është e lehtë por që ka zgjedhur të sfidojnë paragjykimet. Sipas deputetesm kandidatët e rinj, në vend që të shijojnë pushimet, janë bërë bashkë për politikën. “Në vend që të filloje planet për të shijuar pushimet, ke zgjedhur të sfidosh mosbesuesit e paragjykuesit, se të rinjve nuk mund t’u lihen çështje të mëdha në dorë si politika. Në fakt, 20 vjeçaret si ty po guxojnë sot të sfidojnë dëshpërimin dhe dyshimin e madh se ky vend nuk bëhet”.

Më tej, Hajdarmataj uron Dodën në këtë përballje të re por të gjithë kandidatët e rinj, në sfidën e 25 qershorit. “Prandaj të përgëzoj me shpirt që pranon të tejkalosh dhe vetveten duke i hyrë një përballjeje të re, që nuk ta mëson dot asnjë universitet, atë të përballjes me publikun, median, politikën apo edhe me bashkëmoshatarët”.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?