Deputetja e PD: Qeveria thotë se ka rritje ekonomike, por buxheti është më i ulët

Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu është përplasur sot me ministrin Ahmetaj gjatë diskutimit  për projektbuxhetin që u zhvillua në Komisionin parlamentar të Ekonomisë.

Pasi ka përfunduar fjalën e tij ministri Ahmetaj, Kadiu ka ngritur shqetësimin se buxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm është shumë herë më  i ulët se buxheti i parashikuar vetë po nga kjo qeveri një vit më parë.

Kadiu iu drejtua ministrit me pyetjen se pse qeveria ka sjellë një buxhet kaq të ulët ndërkohë që thotë se ka rritje të ndjeshme ekonomike në vend.

“Zoti ministër, ju thatë që keni parashikuar rritje ekonomike prej 4 %.  Por ju sot  po paraqisni një buxhet shumë më të ulët nga ai që ju vetë keni parashikuar një vit më parë. A do të thotë që ju keni planifikuar për një industri jo kanabisi, por për një fenomen korrupsioni që nuk shohim rritje të të ardhurave?

Unë po bëj krahasimin e buxhetit të 2018-ës që keni sjellë vjet këtu dhe buxhetin që keni sjellë sot.

Metodologjia nuk është pjesë e këtij buxheti, është e ekzekutivit dhe unë nuk merrem fare. Në vitin 2017 keni miratuar një buxhet afatmesëm. Ajo që keni parashikuar është shumë më e lartë se buxheti që ju keni sjellë sot. Ky është problemi dhe ju nuk po e pranoni. Ndërkohë që thoni se kemi rritje ekonomike  ju sillni një buxhet shumë më të ulët”, është shprehur deputetja Kadiu.

SHKARKO APP