Deputetja e PS, Zegjine Çaushi: 60% e partive nuk auditohen prej vitesh për shkak të adresave të pasakta

Deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi në një diskutim me kreun e KQZ-së, ndër pyetjet që i adresoi është edhe ajo që pse 60% e partive nuk auditohen prej vitesh për shkak të adresave të pasakta. ”Transparenca dhe përgjegjshmëria janë thelbësore për besimin publik dhe për barazinë në garë”,-shkruan deputetja në një postim në rrjete sociale.

Postimi i plotë

Sot në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, gjatë seancës dëgjimore për raportimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024, me prezencën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi, ngrita disa pyetje të drejta për KQZ-në:

Swiss Digital Desktop Reklama

Si shpjegohet që mbi 60% e partive nuk auditohen prej vitesh për shkak të adresave të pasakta?
Pse ende nuk ka masa për këtë problem që përsëritet çdo vit?
A ka një plan për pastrimin e regjistrit të partive “të fjetura”?

Swiss Digital Mobile Reklama

Transparenca dhe përgjegjshmëria janë thelbësore për besimin publik dhe për barazinë në garë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zegjine Çaushi (@zegjine.caushi)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?