Deputetja një kërcënim, nuk duhet të parakalonte eskortën?

Deputetja demokrate, Albina Deda ka qenë sot objekt i “bllokimit” nga policia. Lajmin e ka bërë vetë të ditur me një postim në rrjete sociale.

Deda ka thënë se për një distancë të konsiderueshme rruge, ajo  nuk është shqetësuar nga polica, vetëm te kryqëzimi i Shëngjinit, policia pas një urdhri sipas saj, e ka ndaluar makinën ku deputetja ishte bashkë dhe familjen e saj.

Deputetja, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, e lidh këtë me sjellje të policëve të Lezhës, me disa denoncimeve që ajo ka bërë për parcelat me hashash në Qarkun e Lezhës.
Postimi i plotë i deputetes Albina Deda

Presion nga shefat e Tahirit, kur sot une levizja me familjen time!

Sot po levizja pergjate rruges Rreshen – Shengjin bashke me familjen, dhe ne kryqezimin e Tale-Zejmen
perpara kishim nje benz dhe para saj dy makina policie dhe nje makine qe shoqerojej prej tyre me targa 710 JU.
Postblloku i policise nuk na ndaloj. Ecem dhe kaluam disa postblloqe policie dhe asnje shenje ndalese.
Ne kryqezimin per Shengjin na ndalon policia.

Hap krahun, kam urdher. U prezantuam por perseri Tahirsat e Lezhes na mbajten ne kryqezim pa asnje te drejte pasi qarkullimi i makinave vazhdonte. Kam urdher thoshte. Me jep shefin ne telefon dhe thote nuk mund te ecesh pas eskortes. I thashe 5 postbloqe i kalova dhe askush nuk me ndaloi.

Tani si duket e moren informacionin se i ndiqte ‘nje deputete me familjen’ rrezik i madh per eskorten e Rilindjes.
Sic duket ju kam prish terezine edhe duke kaluar me familjen time ne rruge si gjithe qytetaret, Ose ju kam shkel ne kallo shefave te Tahirit qe menaxhojne parcelat e hashashit ne Qarkun e Lezhes. Disponoj videon e nje pjese te qendrimit te bllokuar nga policia.

SHKARKO APP