Dervishaj-Bachura: Linjë direkte Tiranë-Varshavë

Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj ka pritur në një takim ambasadorin e Polonisë rezident në Romë, Dariusz Karol Bachura.

Gjatë takimit, ambasadori Bachura tha se mes dy vendeve ka marrëdhënie shumë të mira në nivel bilateral, por është koha që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe në sektorë me interes reciprok, veçanërisht në turizëm dhe transport.

Bachura shprehu gjithashtu se ka interes nga kompania kombëtare ajrore polake “LOT”, për të kryer fluturime direkte nga Varshava në Tiranë dhe anasjelltas, pas kërkesave të shumta nga turistët polakë për të vizuar Shqipërinë.

Nga ana e tij, ministri Dervishaj deklaroi se pala shqiptare është e gatshme të fillojë bisedimet për të bërë të mundur operimin e kësaj linje ajrore, çfarë do të ketë impakt të konsiderueshëm në rritjen e numrit të turistëve polak në vendin tonë, si dhe do të ndikonte në rritjen e konkurueshmërisë për t”ju ofruar pasagjerëve shqiptar, më shumë shërbime dhe çmime më të ulëta.

Gjatë takimit, u fol gjithashtu për të hapur sfera të tjera bashkëpunimi në sektorin e transportit detar, atë rrugor dhe hekurudhor.

SHKARKO APP