Dervishaj: Buxheti për Transportin 31 miliard lekë, 9% për rrugë të reja

Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj theksoi se nevojat për investime në infrastrukturën rrugore janë më të mëdha se sa buxheti i vendosur.

Gjatë prezantimit të buxhetit të vitit 2017 në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Dervishaj tha se buxheti për Ministrinë e Transporteve është 31 miliardë lekë, duke shtuar se fikusi është vendosur për të përfunduar projektet e nisura.

Ministri tha se vetëm 9% e buxhetit të Ministrisë është vendosur për investime të reja në rrugë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjergj Papa shprehu shqetësimin për aksin rrugor Qafë Thanë-Lin-Pogradec, duke nënvizuar se aksi është në gjendje shqetësuese.

SHKARKO APP