Dervishaj: Fluturimet Budapest-Tiranë, zhvillim pozitiv për shqiptarët

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Budapest të Hungarisë.

Gjatë takimit me ministrin e Zhvillimit Kombëtar, Miklós Seszták, ministri Dervishaj nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi, që i hap rrugë fillimit të flututimeve të kompanisë “low cost” WIZZAIR, në muajin prill 2017.

Ministri Dervishaj fillimisht falenderoi qeverinë hungareze për mbështetjen që i jep Shqipërisë në proceset integruese në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u ndal te Memorandumi, Dervishaj theksoi se ardhja e kompanisë “low cost” për fluturimet Budapest-Tiranë dhe anasjelltas, është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët, që mund ta përdorin më tej Budapestin për të shkuar në destiacione të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fillimi i fluturimeve të kësaj kompanie të njohur “low cost”, do të hapë edhe më shumë tregun shqiptar dhe do të ndikojë drejtëpërdrejtë në uljen e çmimeve të biletave”, tha Dervishaj.

Ministri tha gjithashtu se rivendosja e një linje ajrore mes 2 shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të ketë në sektorin turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare.

Ministri Sokol Dervishaj u ndal te Aeroporti i Kukësit, duke thënë se ministria e ka prioritet vënien në përdorim.

“Do të doja të shikonim hapësirën që kompania ajrore WIZZAIR, të vijë dhe të operojë direkt, qoftë dhe me koncesion këtë aeroport”, tha Dervishaj.

Nga ana e tij, ministri i Zhvillimit Kombëtar, Miklós Seszták, tha se kjo është një marrëveshje historike që u arrit falë angazhimit personal të ministrit Dervishaj, pasi ishin 2 vjet që nuk po nënshkruhej nga pala shqiptare.

Seszták tha se ky memorandum, është historik pasi të dyja palët fitojnë dhe më e rëndësishmja, përfitojnë qytetarët. Ministri Seszták gjithashtu mirëpriti propozimin për një përfshirje të mundshme të kompanisë WIZZAIR në Aeorportin e Kuksit.

Më tej, Dervishaj dhe ministri hungarez Seszták diskutuan për të bashkëpunuar në fusha të tjera, ku kompanitë hungareze janë të mirëpritura.

Ministri Seszták tha Hungaria është shumë e interesuar të investojë në Shqipëri, si në sektorin ajror që tashmë është konkret si angazhim, por edhe në sektorin detar dhe atë hekurudhor.

Dy zyrtarët e lartë ranë dakort që të vijojnë takimet për të konkretizuar bashkëpunimin në sektorët të ndryshëm të ekonomisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?