Dervishaj: Modernizim rrjeteve të ujësjellësave

Placeholder Image

Ministri i Transportit dhe  Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, bashkë me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë Gjermane Hans-Joachim Fuchtel, drejtorin e “AKUK” Ardian Alushi dhe me kryetarin e Bashkisë Fatos Tushe, ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Ujësjellësit të Ri në Lushnje.

Ministri Dervishaj tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm, që përfshin jo vetëm qytetin e Lushnjës, por 8 qytete në gjithë vendin, me një investim që në fazën e parë shkon në 65 milion euro. Gjithashtu, Dervishaj shtoi se impianti i ri i Lushnjës është një investim 3,5 milion euro dhe se ai do t’i shërbejë mbi 30 mijë banorëve të zonës. Në përfundim të kësaj faze të “Programit Infrastruktura Bashkiake 1 dhe 2”, ministri tha se përfitojnë në mënyrë direkte 300 mijë banorë dhe indirekt 200 mijë të tjerë, në 8 qytete.

Më tej, Dervishaj theksoi se pasi të mbyllet kjo fazë, do të avancohet me fazat 3 dhe 4, me synim modernizimin e rrjeteve të ujësjellësave dhe shërbim më cilësor ndaj qytetarëve. Ministri u ndal te reforma e Ujit, duke thënë se është detyrim furnizimi i qytetarëve 24 orë në ditë, me shërbim sa më cilësor dhe pa rritur kostot e ujit, prandaj ka ardhur koha të rriten kapacitetet menaxhuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E rëndësishme është që Ujësjellësat të rrisin kapacitetet e menaxhimit të aseteve, tani që fillon edhe faza e dytë e reformës së Ujit. Në këtë fazë do të bëhet inventarizimi i aseteve dhe kalimi i kompetencave të menaxhimit te Bashkitë, prandaj duhet një koordinim akoma më i madh ndërmjet pushtetit qendror dhe bashkive, që do të jenë administratorët kryesorë të ujësjellësave”, përfundoi Dervishaj

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?