Dervishaj: Rruga e Arbrit nis në pranverën e 2017-ës

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka pritur në një takim delegacionin e Qeverisë Maqedonase, kryesuar nga Ministri për Investimet e huaja Arlind Zeqiri, Gëzim Beadini zv/Ministër i Financave dhe Faton Pollozhani, zv/Ministër i Transportit.

Dy ministrat theksuan se duhet bërë më shumë në projektet e infrastrukturës, për të rritur shkëmbimet tregtare mes vendeve.

Ministri Dervishaj, duke u ndalur te projektet konkrete nënvizoi angazhimin e Qeverisë Shqiptare për të filluar punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit në pranverën e 2017-ës, duke e konsideruar një artierie të rëndësishme rrugore, që forcon lidhjen mes Shqipërisë e Maqedonisë dhe me korridoret rajonale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dervishaj tha gjithashtu se Procesi i Berlinit, është shumë i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin për ndërlidhjen e vendeve të rajonit, çfarë kërkon angazhim të përbashkët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takim u diskutua për ngritjen e një grupi të përbashkët pune në nivel teknik, për të koordinuar punën për lidhjen hekurudhore mes 2 vendeve.

Ministri Dervishaj, u ndal edhe te transporti detar, dhe potencialin e madh që ka ky sektor për ekonominë e vendit. Ndërsa Ministri Arlind Zeqiri, tha se kompani të ndryshme maqedonase kanë interes për të investuar në bregdetin shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?