Dëshira e çuditshme e binjakëve për burrin e përbashkët
Pasi ndanë të njëjtin të dashur me njëra-tjetrën për 5 vite, binjaket britanike Anna dhe Lucy DeCinque kanë një dëshirë të çuditshme. Ato kërkojnë të mbeten shtatzëna nga i njëjti burrë dhe në të njëjtën kohë.
Binjaket nga Perthi i Britanisë, më parë kanë theksuar se dëshironin të martoheshin me të dashurin e tyre të përbashkët.
Tani ato duan të përjetojnë shtatzëninë sëbashku. “Dëshirojmë të kemi fëmijë me Benin”, thanë ato në një video. Por para se të shkonin në detaje, ato pyetën nëse ishte e mundur të mbeteshin shtatzëna në të njëjtën kohë. “Nuk jemi të sigurta nëse kjo është e mundur…Është një dilemë e madhe, apo jo?”