Dëshiroj të vdes në Mars

Me një plan konkret për t’u larguar prej Tokës është themeluesi i Space X, Elon Musk. Ambicia e miliarderit amerikane nuk shkon përtej sistemit tonë diellor.  “Një qytet krejtësisht funksional me 1 milionë banorë mund të ngrihet në Mars brenda vitit 2050”, thotë ai.

Themeluesi i Space X prej vitesh është duke punuar me planin e tij për të dërguar njeriun e parë në “Planetin e Kuq” brenda vitit 2023 dhe vetë ka një dëshirë.

“Dëshiroj që të vdes në Mars, sigurisht, jo nga përplasja, apo ndonjë aksident tjetër. Dua të plakem në Mars”, është shprehur Musk.

SHKARKO APP