Dëshmia e gazetarit, Rama-Bashës: Nxirr nga fundi i llumit sa më shumë nga këta xhevahirë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas konferencës për shtyp të Lulzim Bashës i cili nga selia e PD akuzoi sërish ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të vëllanë e tij, ndërsa pretendon se ka prova të tjera të cilat sipas tij provojnë dëshminë e “Bashkëpunëtorit X”.
Reagimi i Ramës vjen edhe pas deklaratës së gazetarit Jetmir Olldashi i cili pretendon se ka investiguar Agron Xhafajn, në bashkëpunim me “dëshmitarin X”, Albert Veliu.
“Zhytu Lulëzim zhytu,thellë e më thellë, nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga keta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi,shqiptarët do shohin e do gjykojnë!”- thekson Rama në reagimin e tij në rrjetin social “Twitter”.