Dëshmia tronditëse e nënës: Florencin e gjetëm të dhunuar me tela në mish

Familja Beqiri ka hapur dyert e mortit një ditë pasi u nda nga jeta djali i tyre Florenc Beqiraj. Mjekët pasi nuk i kishin dhënë shpresë familjarëve, pa miratimin e tyre, i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë 23-vjeçarin në një spital në Marsejë të Francës.

Mes lotësh nëna e tij hedh akuzën e rëndë se Florencin e ka vrarë policia franceze ose të burgosurit. Ajo thotë për mediat se Florenci ka qenë një muaj në burg dhe hera e fundit që ka folur me të birin ka qenë fillimi i dhjetorit.

”Hera e fundit kur kam folur me djalin ka qenë data 8 dhjetor. Më pas familjarët kanë folur me një polic të burgut i cili i ka thënë Florenci ka shkuar i dhunuar në spital”,-tregon ajo.

Ndër të tjera ajo hedh akuza të rënda për mjekët dhe policët francez pasi sipas tyre ato po tentojnë të fshehin ngjarjen. “E gjeti të dhunuar në spital, me tela në mish”,- tregon ajo mes lotësh duke kërkuar që trupi i të birit të kthehet në vend.

SHKARKO APP