Dëshmitarja e Jehovait kryen marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçar

Një Dëshmitare e Jehovait kryen marrëdhënie seksuale me një nxënës 15-vjeçar. Ngjarja e shëmtuar ndodhi disa ditë më parë në Mountain Ash, në jug të Uellsit, në Britaninë e Madhe, ku Kelly Jane Richards, pas zënkave të shoqin gjeti ngushëllim tek adoleshenti. 36-vjeçarja pas debateve me bashkëshotitn, të cilin e kishte përzënë, fton në shtëpinë e saj 15-vjecarin, ku dhe kreu marrëdhënie seksuale më të. Pas arrestimit, Kelly deklaroi se edhe djali e donte një gjë të tillë dhe se ajo nuk kishte bërë asgjë kunda dëshirës së tij.

Por kjo ishte hera e parë që ata takoheshin fshehur. Richards gjatë takimeve të tyre i kishte thënë djaloshit që të mos i tregonte askujt për lidhjen e tyre, sepse ajo mund të prekej dhe madje të arrestohej.

Denoncimi në polici u bë nga nëna e adoleshentit, e cila kishte fshehur një përgjues në dhomën e tij, sepse kohët e fundit ajo kishte vënë re se 15-vjecari mbante fshehur telefonin celular.

Menjëherë sapo dëgjoi bisedat e tyre në telefon nëna e tij lajmëroi policinë. Djali pranoi gjithçka përpara policisë, duke thënë se kishte krye marrëdhënie seksuale me 36-vjecaren, e cila e kishte detyruar edhe të pinte dhe alkool. Pas arrestimit gjykata vendosi që asaj t’i jepeshin 2 vite burg.

SHKARKO APP