“Dhëmbi hekurt”, 71-vjeçari i varur nga ngrënia e xhamave
Një burrë i moshuar kinez ka marrë nofkën “Dhëmbi i hekurt”, për shkak të varësisë së tij të çuditshme për të ngrënë xhama.
Liu Zundun arrin që të përtypë një gotë me shumë lehtësi duke e gëlltitur më pas me ujë sikur të ishte ndonjë substancë tjetër e ngrënshme. 71-vjeçari është shprehur se nuk ka ndjerë asnjë shqetësim në stomak gjatë vitetve që ka pasur këtë mënyrë ushqimi të çuditshme.
Komplikimi i tij i vetëm është se mbështetet vetem tek një dhëmb i fortë për të kafshuar xhamin ndërsa të tjerët janë dobësuar për shkak të moshës.
Kanë kalur 30 vite që kur miqtë e tij filluan që ta quanin “Dhëmbi i hekurt”.