Dhërmiu, mes 20 plazheve më të bukura të Europës
Kompania e njohur britanike e udhëtimeve Skyscanner e themeluar në vitin 2003 dhe që punëson më shumë se 700 persona ka detajuar një listë me 20 plazhet më të mira të Europës, që sipas tyre: “vendasit nuk do të donin t’jua tregonin”.
Mes tyre dhe më saktësisht në vendin e 17-të gjendet edhe Shqipëria me plazhin e Dhërmiut, raporton Monitor. “Jeni duke planifikuar pushimet në bregdet, kërkoni një destiancion të qetë ku nuk ju duhet të ‘luftoni’ për të vendosur një çadër? Apo jeni në kërkim të një vendi që t’ju tërheqë dhe t’ju mbajë larg nga monotonia e deritanishme? Është koha të nisni planiᚻHkimin dhe për këtë ju vjen në ndihmë një listë me 20 plazhe sekrete përgjatë Europës, për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë më parë’, shkruan Skyscanner. Listën me 20 plazhet sekrete të Europës e kryeson Italia me një plazh në Korsikë (Plage de Saleçia), më pas renditet plazhi Cala de sa Forcanera në Spanjë, më saktësisht një orë larg Barcelonës e që mund të arrihet me kajaki. Në vendin e tretë, kompania britanike rendit Anamur (Iskele) në Turqi dhe që mund të gjendet lehtësisht pasi është shumë afër me Antalian. Në vendin e katërt dhe të pestë gjenden përkatësisht dy plazhe në Britani dhe në Skoci. Plazhi i Dhërmiut në Shqipëri renditet në vendin e 17-të.
Ja sesi e përshkruan Skyscanner këtë plazh: “Nuk keni dëgjuar më parë për Rivierën shqiptare? Duhet ta kishit bërë. Në të një ardhme jo shumë të largët këto brigje do të kthehen ne një destinacion të lakmuar për britanikët që janë në kërkim të destinacioneve me plazhe të virgjëra dhe pushimeve plot diell. Udhëtimi në Dhërmi nuk është edhe aq i thjeshtë sepse do t’ju duhet të përballeni me kalime nëpër mal që kërkojnë nerva të qeta, megjithatë gjithçka do t’ia vlejë kur të arrini atje. Si mund të shkoni? Mund të udhëtoni me autobuz nga Tirana ose të merrni me qira një makinë”, shkruan Skyscanner. Përpara Dhërmiut, kompania britanike rendit plazhin Saharun në Kroaci, ndërsa në vendtin e 18-të gjendet Dune du Pyla në, Francë. Renditjen e mbyll plazhi i Cala Xarraca në Spanjë, nje tjetër mrekulli e ‘fshehur’.