Dhjetori i festave, kryeministri Rama poston videon nga atmosfera magjike në Korçë
Jemi në dhjetorin e festave, dhe kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të atmosferës festive nga qyteti i Korҫës, ku dritat shumëngjyrëshe dhe pema e Krishtlindjes janë kartolina mikpritëse festive në prag të festave të fundvitit.
Atmosfera festive e krijuar nga zbukurimet dhe dritat shumëngjyrëshe do ta shoqërojë këtë muaj gjithë qytetin, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Korҫës, por edhe vizitorëve të ndryshëm. Sheshet dhe rrugët e qyteteve të vendit janë dekoruar me pemën e Krishtlindjes dhe dritat vezulluese.
Gjatë ditëve të dhjetorit në sheshet kryesore të qyteteve po zhvillohen aktivitete të shumta festive, me muzikë dhe performanca të ndryshme, që do të kulmojnë në natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor.
KOHA JONË SONDAZH

