DHTI, workshop për projektet komunitare të financuara nga BE
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë zhvilloi të mërkurën workshop-in me temë “Projektet komunitare, karakteristikat dhe mënyrat e financimit pranë BE-së”.
Profesor Salvatore D’Alesio ndau me të pranishmit eksperiencen shumevjeçare në vendin tonë duke përcjellë mundësitë konkrete se si mund të bëhemi pjesë e projekteve të Bashkimit Europian. Profesor Salvatore D’Alesio është pjesë e stafit pranë Bashkimit Europian për analizën e shteteve jashtë Europës që kërkojnë të aderojnë në BE.
Kush është profesor D’Alesio?
Profesor Salvatore D’Alesio është pjesë e një stafi të ngushtë pranë BE për analizën e shteteve jashtë Europës që kërkojnë të aderojnë në BE, siç është edhe Shqipëria.
Katedra e tij ka arritur të zbulojë emrin e “Fondeve” financiare të Bashkimit Europian dhe Ndërkombëtar, sesi “funksionon” lidhja e projekteve të ministrive, sipërmarrësve, enteve, bashkive, komunave, shoqatave të kësaj kategorie, profesionistëve, me ato “Fonde”, sesi të marrin financime dhe se çfarë karakteristikash duhet të kenë projektet që të mund të lidhen me BE dhe të marrin konkretisht ndihmë.
Profesor D’Alesio është konsulent i shumë shteteve për realizimin e “Politikave Komunitare” dhe është i konsideruar mes ekspertëve më të mëdhenj të botës në temën “Zhvillimi lokal” dhe “Integrimi Europian”, nëpërmjet përdorimit konstant të “Fondeve” financiare ndërkombëtare dhe komunitare. Aktualisht në lidhje me Shqipërinë po studion projektin financiar të veprës “Syri i kaltër” mes Vlorës dhe Otrantos. Profesor D’Alesio është konsulenti i parë perëndimor i ardhur në Shqipëri në vitin 1992.