Dhuna e kafshëve, Besa Kokëdhima kërkon ndihmë te Rama
Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, ka reaguar në lidhje me ngjarjen barbare, ku një 15-vjeçar në Kuçovë ka vrarë qenin e tij, duke e masakruar me sëpatë. Besa, me anë të një statusi në faqen e saj në “Facebook”, është shprehur se duhet të distancohemi nga barbaria dhe apatia, pasi ky akt është një turp për shqiptarin e mirë dhe human. Gjithashtu këngëtarja ka kërkuar që shteti të gjej dhe dënoj personin që masakroi qenin e tij, sepse nesër mund të jetë dikush tjetër viktima e kësaj sëpate.
Statusi i plotë
“Të dashur miq, kolegë, dashamirës apo jo! Ju lutem të bëjmë 1 shembull reagimi ku tregojmë civilizëm e humanitet, ku distancohemi nga barbaria dhe apatia! Nesër do jetë dikush tjetër viktima e kësaj sopate! Përveç turpit që na bën ky akt shqiptarit të mirë e human! Të kërkojmë përgjegjësinë duke përhapur këtë ndërgjegjësim! #ZI @Edi Edi Rama Fatmir Xhafaj Niko Peleshi”.
https://www.facebook.com/Besa/photos/a.10152196204745649.1073741827.61040310648/10156034217000649/?type=3&theater