Dhuna gjatë fushatës, zv.kryeministrja mbledh Task Forcës
Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija ka thirrur sot një mbledhje jashtë radhe të Task Forcës. Mësohet se kjo mbledhje e tretë bëhet pas shqetësimeve në rritje të ngritura nga subjektet politike pranë Zv. Kryeministrit.
Në rendi i ditës pritet të diskutohen informacionet në lidhje me rastet e dhunës gjatë fushatës zgjedhore dhe aktivizimin e elementëve kriminalë për të mbështetur subjekte politikë.
Sipas burimeve zyrtare në këtë mbledhje do të ketë një raportim i posaçëm, për kanosjen të drejtuesit të LSI, Dega Berat, Z. Krenar Shehu si dhe rastet e dhunës të shënuara në Pukë, Fushë-Krujë, Lezhë dhe Fushë- Arrëz, shkruan BW.
Task Forca do të marrë në shqyrtim edhe informacionet e raportuara në të për shitblerje të votës si dhe rastet e identifikuara deri më sot të kësaj dukurie. Plani i masave i hartuar me qëllim trajtimin e incidenteve gjatë fushatës zgjedhore apo ditën e zgjedhjeve është një tjetër pikë ku do të ndalet Task-Forca.
Një pikë e rëndësishme e rendit të ditës është diskutimi i informacioneve, në se ka të tilla, lidhur me implikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në mbështetje të subjekteve zgjedhore dhe bashkëpunimi me elementë kriminalë, si dhe masat e marra.