Dhuna në protestë, 11 të arrestuar
Policia e Tiranës, pas përshkallëzimit të protestës përballë Kuvendit të Shqipërisë, informon se: Shërbimet e Policisë Tiranë kanë shoqëruar 11 shtetas.
Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit, nën drejtimin e Prokurorisë u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe konkretisht: Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç; P. A., 17 vjeç; Fluturim Goleci, 30 vjeç; Rruzhdi Daci, 53 vjeç; Marsel Villari, 28 vjeç; Erjona Dozhani, 30 vjeç; Lulzim Dozhani, 45 vjeç; Dorjan Protoduari, 30 vjeç (i shpallur më parë në kërkim nga Kom. Pol. nr.6, për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”); Ali Nalic, 35 vjeç; Amarildo Sinanaj, 30 vjeç; Shpati Bilbili, 31 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
Njëkohësisht vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë, të cilët gjatë protestës kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, si dhe kanë nxitur protestuesit për veprime të dhunshme.
Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.
Policia e Shtetit është e vendosur për të mos toleruar akte të tilla dhune ndaj punonjësve të Policisë si dhe për të mos lejuar më bllokimin e rrugës, duke penguar qarkullimin e lirë të qyetarëve dhe të automjeteve.