Dhuna në Pukë, thirrja e Berishës: Edi Rama, ndalo bandat
“Edi Rama, ndalo bandat”. Incidentet e fushatës elektorale ku dita-ditës po shtohen, për ish-kryeministrin Sali Berisha, kreu i qeverisë Edi Rama, duhet të ndal bandat. Kjo thirrje e Berishës vjen në një kohë kur militantë dhe përfaqësues të LSI-së janë dhunuar.
Në një reagim të ashpër, ku dënon dhunën në Pukë, Berisha shkruan se:”Puka në dorë të bandave”, duke sjellë emra dhe fakte. Ish-kryeministri i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit të marrë masa ndëshkuese.
“Banda e kryetarit të Bashkisë Pukë vendos postblloqe pas mesnate dhe ushtron presione tek kalimtarët për të votuar PS. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të ndëshkojë me forcën e ligjit këta banditë të mbështetur nga Policia”,- shrkuan Berisha.
Pershendetje zoti Berisha.
Nepermjet jush dua te pyes ministrine e rendit, se a ka polici ne qytetin e Pukës ??!!! E bej kte pyetje pasi mbreme rreth ores 2 te nates ne vendin e quajtur “qafë çelë” jane ndaluar dhe kontrolluar makina të qytetarëve të ndryshem nga shoferi i kr.te Bashkisë Puke Sokol Frroku me banden e tij duke e bere presion qe te votojne Ps-në!!! Po mos te kete shtet te marrin masa vete njerezit…….te lutem anonimatin”.