Dhunojnë shoferin e autobusit, arrestohen tre policë bashkiakë të Rrogozhinës

Tre punonjës të policisë bashkiake të Rrogozhinës janë arrestuar dhe procedohet në gjendje të lirë shoferi i një furgoni.

Shkak për këtë kanë qënë veprimet arbitrare duke mos lejuar të parkojë në stacion subjektin publik interurban.

Të arrestuar janë Ruzhdi Juba, 54 vjeç, Qamil Canaj, 59 vjeç dhe Enver Qepa, 42 vjeç, me detyrë punonjës të policisë bashkiake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, Rrogozhinë, së bashku me shoferin e një fugoni, shtetasin R.J., 26 vjeç, kanë kryer veprime arbitrare, duke mos lejuar të parkoj në stacionin e fugonave, subjektin e transportit publik interurban, duke ushtruar dhunë fizike ndaj shoferit dhe faturinos, dy vëllezër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj policëve bashkiakë rëndon akuza e “Kryerjes së veprimeve arbitrare në bashkëpunim” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?