Dhurata Çupi i hakërrehet Edi Ramës: Ti na tregon respektin për gratë? E mban mend Shukri Xhelilin?
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, që ky i fundit bëri në Burrel duke akuzuar Lulzim Bashën se s’ka futur gra në listat e kandidatëve.
Në një status në Facebook, deputetja Çupi i kujton Edi Ramës respektin që ai ka për gratë, duke e lidhur me skandalin e ish-kryebashkiakut socialist të Peshkopisë, Shukri Xhelili, që u filmua duke kërkuar favore seksuale për një vend pune.
Dhurata Çupi shkruan gjithashtu se Partia Demokratike nuk i përdor për fasadë gratë në politikë, sikurse vepron Kryeministri Rama.
Statusi i deputetes Dhurata Çupi:
Në përgjigje te kryeministrit që nuk sheh. Z.Kryeministër ti do të ishe i fundit që mund të flisje për gratë dhe për respektin ndaj tyre në qarkun e Dibrës. Po të kujtoj se ska kaluar as një vit kur u përsëritën zgjedhjet lokale, pikërisht për shkak të sjelljes aspak etike të zyrtarëve të tu në raport me gratë.
PD dhe Lulzim Basha jo vetëm i vlerëson gratë dhe këtë e ka treguar duke më besuar mua drejtimin e ekipit tonë fitues të Qarkut të Dibrës, por asnjëherë askush në PD nuk i do gratë si fasadë në politikë. Jam e bindur se mesazhet e tua pa takt ndaj banorëve të Burrelit,Matianët do ta japin përgjigjen e duhur me 25 qershor. Republika e Re, ekonomi e fortë e nesërme e sigurtë. Lulzim Basha Kryeministër. Votojmë nr 6 me 25 qershor