Dhuratat e fundvitit vazhdojnë me Telekom Albania

Fundi i vitit na sjell të tjera surpriza nga Telekom Albania. Abonentët me parapagesë mund të përfitojnë celularë të modeleve të ndryshëm, orën e mençur MyKid, si dhe plot kredite në llogarinë e tyre dhe të gjitha këto përfitime vetëm duke rimbushur me 990 lekë.

Çdo abonent Telekom Albania me parapagesë mund të përfitojë dhurata përgjatë gjithë vitit 2017, nëse aktivizon paketa prej 990 lekësh ose më shumë. Mijëra minuta kohë bisede, SMS dhe internet, si edhe kredit bonus janë dhurata që e bëjnë më të gëzueshme periudhën e festave.

Natyrisht abonentët që do të zgjedhin këto ditë telefonin e tyre në dyqanet Telekom ose në faqen zyrtare të kompanisë, mund të përfitojnë edhe internet falas gjatë gjithë vitit të ardhshëm, mjaft që të bëjnë rimbushje prej të paktën 500 lekësh në muajt në vazhdim.

Gjatë gjithë këtij viti, Telekom Albania ka sjellë vazhdimisht produkte që përmirësojnë jetesën, për shembull programi shëndetësor One Life, që u ofron abonentëve mundësi të kujdesen për shëndetin, paketën One Family, e cila së bashku me orën e mençur My Kid, ofron zgjidhje të plotë komunikimi për të gjithë familjen.

Abonentët Telekom Albania vërtet bëhen pjesë e gëzimit të festave.

SHKARKO APP