Dialog i sinqertë Rilindasish/ Kaba ironizon Ramën, Manjën dhe …

Dritan Kaba ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale atë se çfarë ka ndodhur me Kodin Penal, konkretisht me nenin që ka të bëjë me ekstradimet. Opozita akuzon ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se gjatë kohës që drejtonte komisionin e Reformës në Drejtësi ka falsifikuar Kodin Penal, duke shtuar një paragraf për të mbrojtur vëllain e tij, Agron Xhafaj, i dënuar nga drejtësia italiane me 7 vjet e 2 muaj burg. Kaba ka improvizuar një dialog mes Edi Ramës dhe Ulsi Manjës, deputetit të PS-së, që ka dalë në mbrojtje të ndryshimit që i është bërë Kodit Penal.  Ndërsa ka ironizuar gjithë situatën, Kaba e cilëson një dialog të sinqertë rilindësish.

Madje Kaba ironizon edhe ndryshimet që kanë ndodhur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku së fundmi është shkarkuar Besim Hajdarmataj dhe në vend të tij është emëruar Donika Prela, e promovuar në vetëm pak muaj nga Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

Postimi i Dritan Kaba

DIALOG i SINQERTE RILINDASISH

Rama: Je i madh Ulsi, si e gjete ate ndryshimin, ta thashe qe aty e kishe

Ulsiu: Po po, ja tani edhe Saja nuk do te sulmoje me, se ja beme qejfin

Rama: Po Vasilika te ndihmoi?

Ulsiu: Pa ate nuk do ishte e mundur

Rama: Je i madh

Ulsiu: Edhe ndryshimin e emrit do ja nxjerrim

Rama: Neser ate, neser

Ulsiu: Te veme nje minister tjeter, se ky na lodhi, jo amerikanet, jo FBI

Rama: Po pra, se na ngelen çunat pa pune

Ulsiu: Kush do behet Taulanti?

Rama: Ate ta shohim, se duhet pak kohe, thuaji Vaslikes te beje sikur e mbron neser, por me shpjegimin e saj ta beje edhe me keq gjendjen

Ulsiu: Je i madh, gjigand, i papare, gjeni!

Rama: Leji keto, po lidhu me Arten, qe te veje ne pune Doniken, te beje sikur ben ndonje pune

 

Ulsiu: Pa merak, e kam kujdes vete ate pune

Rama: Vazhdo tani me keto qe te kam thene, ndonje gje sa me shpejt per te terhequr vemendjen

Ulsiu: Si urdheron, pa asnje merak

SHKARKO APP