DIBËR/ Numërohen 99 kuti nga 259, ja përqindja për PS-PD-LSI

Në Dibër ka përfunduar numërimi i 99 kutive nga 259 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 38.8 % të votave.

PD vjen e dyta me 28.26% të votave. LSI renditet e treta me 17.34 % të votave. PDIU renditet e katërta me 13.53% të votave.

Në Dibër ndahen 6 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandeteve është ky: PS 2 mandate; PD 2 mandate; LSI 1 mandat;

Kandidatët e PS-2

Ilir Beqaj
Almira Xhebulla

Kandidatët e PD-2

Dhurata Cupi
Xhemal Gjunkshi

Kandidatët e LSI-1

Përparim Spahiu

SHKARKO APP