Dibër, punohet intensivisht për përgatitjen e materialeve zgjedhore

Në Dibër, me mbërritjen e materialeve zgjedhore ka nisur puna intensive për përgatitjen e shpërndarjes së tyre nëpër qendrat e votimit për zgjedhjet e së dielës.

Baza materiale ka mbërritur në KZAZ 16,17,18 dhe 19 prej dy ditësh, ndërsa komisionet vijojnë punën për ndarjen sipas qendrave të votimit. Kryetari i KZAZ 16 në Mat, Gëzim Pasha, thotë se shpërndarja do të nisë të shtunën në mëngjes

Pasha: Ka ndonjë problem të vogël me ndryshime të komisionerëve për shkaqe të ndryshme, gjithsesi procesi është në rrugë të mbarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në KZAZ 17 në Klos, puna vijon normalisht. Kryetari i kësaj KZAZ-je Jetmir Dedolli, thotë se deri tani nuk janë shfaqur probleme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dedolli: Të gjitha materialet janë gati, presim darën 24 për dorëzimin në komisionet në qëndrat e votimt. Puna vazhdon normalishtë nuk kemi patur asnjë problem.

Qarku i Dibrës pritet të jetë ndër zonat e nxehta të këtyre zgjedhjeve gjë që është demostruar nga disa përplasje mes mbështetësve partiakë gjatë fushatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?